Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor.
E njëjta ishte ndalur në rrugë për shkak të mosposedimit të maskës.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mosposedim të maskës mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.