Arrestohet një grua në Prishtinë për sulm ndaj një zyrtari policor

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor.

E njëjta ishte ndalur në rrugë për shkak të mosposedimit të maskës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mosposedim të maskës mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme