Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi policin

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar një zyrtar policor. Policia raporton se e dyshuara nuk kishte zbatuar udrdhërat e zyrtarit policor në një pike kontrolli të veturave dhe më pas e kishte sulmuar atë.

“ Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 26.09.2024 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme