Arrestohet një i dyshuar për fajde në Gjakovë

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, me datë 19 dhjetor 2019 ka bërë arrestimin e personit të dyshuar L.H., viti i lindjes 1989 për veprën penale “Fajde”.

Pas pranimit të infomacioneve për fajde, Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore – Gjakovë ka zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në mënyrë që të bëjë grumbullimin e provave materiale që argumentojnë veprën penale për të cilën dyshohej se e ka kryer personi i dyshuar.

Me urdhëresë të gjykatës, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit fotografik ose me video, personi i dyshuar është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave prej 460 (katërqind e gjashtëdhjetë) euro të fajdes, nga viktima e rastit.

Pas këtij veprimi, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës ku përveq arrestimit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të njëjtit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
• Një llaptop
• Një pasaportë

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ku me urdhër të tij, të dyshuarit të lartëcekur pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme