Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për plagosje në Prishtinë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, pasi ishin vënë në kërkim të ti.
“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën qe dyshohet te jete perdorur ne rast, e cila eshe konfiskuar. Rasti është iniciuar si tentim vrasje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”.