Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i mitur mbrëmjen e së enjtes në Lipjan për vjedhje të rëndë.

Rasti kishte ndodhur më 3 mars në një shtëpi në fshatin Torinë, dhe ishte raportuar se ishin vjedhur stoli ari e para.

Policia njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa ai dyshohet për së paku 12 vepra të tilla vjedhjeje.

“Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës se njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste”, njoftoi PK.

Të ngjashme