Policia spanjolle njoftoi arrestimin e të arratisurit më të kërkuar të Luksemburgut dhe një nga më të kërkuarit nga Europoli, Cihan Guzel, i dënuar për një grabitje të jashtëzakonshme me eksploziv mbetur në tentativë në prill të vitit 2013.
“Cihan Guzel, 34 vjeç, u arrestua dhe u lirua me kusht në Luksemburg në vitin 2014, por pasi u dënua, ai u arratis para se të njoftohej nga policia se dënimi i tij prej 22 vjetësh ishte bërë i zbatueshëm”, shpjegoi administrata gjyqësore e Luksemburgut.
Cihan Guzel u përfshi në një përpjekje për të grabitur selinë e një kompanie transporti fondesh natën e 2 prillit 2013.