Një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është raportuar me datën 26 mars 2019 në Stacionin Policor në Mitrovicë.
Siç njofton Policia e Kosovës, sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili më pas ka ikur me veturë në drejtim të panjohur për ankuesin. Mbi bazën e të dhënave dhe të përshkrimit të veturës së të dyshuarit njësitet policore janë vënë në kërkim, ku kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. H., 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra policore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.