Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje (dyshohet për më shumë se 5 raste).
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.
PK bën të ditur se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
“Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për më shumë se 5 raste). Rastet kanë ndodhur kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në komunikatë.