Pas një pune hetimore të njësiteve relevante të mbështetur nga hetues rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar (O. M.), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘grabitje’,
në Dragash.
“Personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ndodhur me 20 shkurt 2019 në fshatin Bellobrad të Dragashit. I dyshuari përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime serioze trupore, ku ka arritur qe t’ia marrë viktimës një shumë të parave”.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton Policia.