Në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2021, hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tije viktimën emër/kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor.
Gjatë ekzaminimit i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “ dhunë në familje’ dhe “lëndim trupor”.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.