Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 21 Tet 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar , sot në orën 09:50 në fshatin Varosh të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet S.H (M/K) i moshës 55 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ( 90 ) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme