Gjatë ditës së djeshme një person është arrestuar në Gjilan.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej 112 ditësh burg për veprat penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’.
Siç bëhet e ditur në kumtesë pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.