Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar dje një person në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas policisë, ndaj personit ekzistonte një urdhër nga gjykata, në bazë të të cilit edhe është kryer arrestimi.
Kosovari është dërguar për vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
“Aeroporti i Prishtinës, më 10.07.2017-19:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, bën të ditur Policia.