Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 23.08.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur, ka kryer vjedhje në dy lokacione të ndryshme (markete). I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.