Arrestohet një person në Gjakovë, i gjendet pistoletë dhe 18 fishekë

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të martën në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit policor në çantën e krahut iu gjet një armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar derisa ishte duke drejtuar veturën. Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 18 fishekë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt.

“Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 01.09.2026 /11:40. **Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut tek i njëjti njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 18-fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme