Arrestohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje në spital

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Një 23-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet për dy vjedhje të rënda në rajonin e Gostivarit, njëra në spitalin e Gostivarit.

“Dje (28 gusht) rreth orës 20:30, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D. nga Çegrani i Gostivarit”.

“Ai dyshohet se gjatë këtij muaji ka kryer dy vjedhje të rënda, njëra në një objekt tregtar në Gostivar dhe tjetra në spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.

Të ngjashme