Një person në Istog është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur vajzën e tij.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.