Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Istog për armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Istog për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar një person pasi shtien me armë, derisa tek i njëjti janë gjetur edhe 39 fishekë, raporton teve1.info Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në vendin e quajtur “Bjeshka e Radushës” në Istog dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Bjeshka e Radushës-Istog 09.11.2023-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull […]

Është arrestuar një person pasi shtien me armë, derisa tek i njëjti janë gjetur edhe 39 fishekë, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në vendin e quajtur “Bjeshka e Radushës” në Istog dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Bjeshka e Radushës-Istog 09.11.2023-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në lokacionin e lartcekur dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 39 fishekë. I dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion përkatës për armën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 81 copë gëzhoja të të njëjtit kalibër të armës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme