Arrestohet një person në Pejë për dhunë ndaj gruas

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Pejë për dhunë ndaj gruas.

Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë në orën 23:55.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Pejë 07.02.2022-23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme