Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 1 korrik 2026. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Prishtinë 01.07.2026 – Koha NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.