Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës, i cili dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar disa bimë narkotike që dyshohet se është marihuanë.
“Rr. Toni Maksuti, fsh. Zhub, Gjakovë, 07.10.2020 – 09:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa bimë narkotike dyshohet marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.