Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Kaçanik

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Me datën 7 maj rreth 14:43 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast i kanosjes.

Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të  dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar  armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

Të ngjashme