Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj, sulmoi gruan dhe vajzën e tij 15-vjeçare

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, në ora 01:00 të mëngjesit policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “.

Të ngjashme