Arrestohet një person për kontrabandë të pijeve alkoolike

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 12:10 | Nga

Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti – kombi Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull k-serb, pasi që i njëjti është vërejtur duke kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar me pije alkoolike dhe joalkoolike me vlerë rreth 2000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të martën në fshatin Sarpej në ora 14:00.

Me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe i dorëzohet doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme