Një person është arrestuar pasi i njejti dyshohet se në automjetin e tij janë konfiskuar disa korniza të metalta për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.
Raporti i plotë i Policisë:
Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar disa korniza të metalta për të cilat nuk posedonte dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.