Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtërpcë

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Me datën 28.04.2022 rreth orës 09:40, në stacionin policor në Shtërpcë është raportuar një rast vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në një motel-restaurant në Shtëprcë, ku një person me forcë kishte thyer një derë anësore dhe kishte depërtuar brenda lokalit.

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes .

Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe pasdite rreth orës 14:00, të po të njëjtës ditë , pas një bastisje në shtëpinë e tij kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.N (M/K) i moshës 51 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në motelin-restaurantin në Shtërcpë, duke vjedhur para në vlerë prej 21160 dinarëve dhe 275 euro. Paratë e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari dhe më pas janë konfiskuar.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme