Arrestohet një person që kreu gjueti të kundërligjshme në Prizren

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është shoqëruarnë stacionin policor të Prizrenit pasi më 31 tetor të vitit të kaluar kreu gjueti të kundërligjshme në vendin e quajtur Koplanik.

Me këtë rast, hetuesit policorë në cilësinë e provës materiale sekuestruan edhe një pushkë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Më 09 shkurt 2022, Policia në Prizren, Stacioni Policor Veriu, në Prizren pranoi një informacion, ku bazuar në këto informata hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe e kanë identifikuar të dyshuarin: G.H. i datëlindjes 1961.

I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se më datën 31.10.2021 në fshatin Shpinadi të Prizrenit, në vendin e quajtur Koplanik ka kryer gjueti të kundërligjshme.

Më këtë rast hetuesit policorë në cilësinë e provës materiale sekuestruan përkohësisht këtë armë: Pushkë gjahu “P. BERETTA “

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme