Policia franceze arrestoi një person që u fut me makinë në pistën e aeroportit të Lionit, në juglindje të Francës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve.
Zyrtarët thanë se askush nuk u plagos në incident dhe se detajet rreth personit të arrestuar dhe motiveve të tij nuk janë ende të qarta.
Paraprakisht ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një autostradë të afërt, duke vozitur në drejtim të kundërt, tha policia.
Videot e incidentit, të postuara në mediat sociale, treguan disa automjete të policisë duke ndjekur makinën dhe më vonë ngasësin e saj duke dalë nga makina dhe duke bërë përpjekje për të ikur në këmbë.