Arrestohet një person, tentoi të udhëtonte me pasaportë false përmes aeroportit të Prishtinës

Prishtinë | 06 Kor 2024 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet me pasaportë flasë ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës.

Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës i është sekuestruar pasaporta sllovake.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës. Pasaporta sllovake është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme