Arrestohet një person, vodhi në supërmarket gjësende në vlerë prej 25 euro

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që është zënë duke vjedhur në një supërmarket, me vlerë prej 25 euro.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kryer vjedhje në një supermarket. I dyshuari kishte vjedhë disa artikuj ushqimor në vlerë rreth 25 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme