Arrestohet një shtetas turk, dyshohet se i ofroi ryshfet 20 euro një zyrtari policor

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas turk në pikën kufitare të Hanit të Elezit gjatë ditës së djeshme, me dyshim se tentoi t’i japë ryshfet 20 euro një zyrtari policor dhe zyrtari doganor.

Shtetasi turk është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Turk pasi që i njëjti dyshohet ti ketë ofruar ryshfet prej 20 (njëzet) € zyrtarit policor dhe zyrtarit doganor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme