Një e dyshuar është arrestuar në Prishtinë, të shtunën, pasi dyshohet se për katër vjet me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të saj.
Në raportin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik.
E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në Klinikën e Psikiatrisë.
“Prishtinë, 19.03.2022 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që sipas babait të saj, viktimës mashkull kosovar, e dyshuara që katër vite ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik. E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në klinikën e psikiatrisë”.