Arrestohet një zyrtar i cili lidhi martesa false mes kosovarëve dhe të huajve

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skënderaj i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke lidhur martesa false në mes të kosovarëve dhe atyre të shteteve europiane.

Personi me iniciale K. B po ashtu dyshohet se ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore dhe më pas lëto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me datën 14 dhjetor 2018 ka pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë për të zhvilluar hetime, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 422 i KPRK-së dhe ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’ nga neni 403 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka

Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të ngjashme