Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të valixhes të të dyshuarit, zyrtarët e doganës kanë gjetur 250 fishekë të pistoletës me gaz.
Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale ka konfiskuar municionin e gjetur, ndërsa i dyshuari është intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore, përcjell Insajderi.