Pasi kanosi nënën e tij dhe u gjetën substanca narkotike në të, Policia ka arrestuar personin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.