Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që i njëjti në rrjete sociale ka postuar video duke shtënë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se nga i dyshuari janë konfiksuar armë-pushkë gjuetie me dy fishek të kalibrit 12 mm.
“Fsh. Dobrushe, Istog, 27.12.2019-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak pasi që i njëjti në rrjete sociale ka postuar video duke shtënë me arme zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma –pushke gjuetie me dy fishek te kalibrit 12 mm. Me vendim te prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt”,thuhet në raport