Arrestohet pasi shantazhon një femër me publikim të fotografive

| 06 Mar 2019 | 09:38 | Nga

Një person i dyshuar për shantazh ndaj një femre me publikimin e disa fotografive diskredituese është arrestuar.

Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i arrestuari dyshohet se vazhdimisht ka shantazhuar viktimën që ti jap para si kusht që të mos i publikoj fotografit.

Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme