Policia raporton se dje në Prizren ka arrestuar një të dyshuar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër, duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër K-Shqiptare ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën”.
“ Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.