Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe më pas edhe dajën e tij, rasti ka ndodhur në Ferizaj.
I dyshuari me vendim të prokuroit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
Ferizaj- 28.10.2017-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K/Shqiptare-nënën dhe motrën e tij, dhe po ashtu kishte sulmuar edhe viktimën mashkull K/Shqiptar-dajën e tij, të cilit i kishte shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.