Gjatë natës së 23 shkurtit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë për posedim lokal hotelier pa licencë dhe regjistrim biznesi, mirëpo që personin në fjalë më pas policia e ka lënë të lirë.
Gjatë bastisjes policia në këtë lokal ka gjetur një tavolinë ku zhvillohej bixhoz i paligjshëm, një armë zjarri-pistoletë dhe një shumë të parave kesh.
Mirëpo me vendim të prokurorit, policia personin e dyshuar pas intervistimit e ka lënë të lirë, ndërsa rasti ka mbetur nën hetime.