Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone, ka kërkuar nga viktima një shumë të parave, duke e kanosur me vrasje nëse nuk ia ofron.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.