Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është arrestuar në kuadër të hetimeve mbi “1Malaysia Development Berhad (1MDB)”, ku më pas është liruar me kusht.
Sipas lajmeve në mediat vendase, ish-kryeministri Razak, u arrestua në ndërtesën e Komisionit për Luftë me Korrupsionin në Malajzi (MACC) ku kishte mbërritur për të dhënë dëshmi në lidhje me pretendimet se fshehurazi është luajtur me raportet e inspektimit të kompanisë 1MDB gjatë pushtetit të tij.
Ai është mbajtur nën arrest rreth 2 orë e gjysmë, ndërsa më pas u lirua me kusht. Ai së fundi herë më 6 dhjetor ishte marrë nën pyetje nga delegacioni i gjykatës në lidhje me rastin në fjalë..
Kryetarja e Bordit Kombëtar Mbikëqyrjes, Madinah Mohamad, në deklaratën e bërë më 25 tetor, kishte theksuar se në disa paragrafë të raportit të inspektimit të kompanisë 1MDB, pjesët e biznesmenit në arrati Low Taek Jho i cili kërkohej në kuadër të hetimit të korrupsionit, ishin fshirë në mënyrë të fshehtë.
Në dokumentet e hetimeve të fondit publik të zhvillimit “1MDB” pretendohet se nëpërmjet agjencive pranë kompanisë, bankave dhe organizatave, në llogarinë personale të Najibit janë transferuar 681 milionë dollarë.
Qytetarët e Malajzisë kishin organizuar protesta për ditë të tëra për gjykimin e Najibit.
Kryeprokuroria e Malajzisë kishte deklaruar se 681 milionë dollarë në 5 llogari personale të Najibit janë donacion personal të familjes mbretërore saudite. Këtë e kishte konfirmuar edhe qeveria saudite, ku Najib ishte liruar nga akuzat e korrupsionit.
Hetimet për Najib kishin rifilluar me urdhrin e kryeministrit të ri të Malajzisë, Mahathir Muhammed, pasi që ai kishte humbur zgjedhjet e 6 majit.