Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.
Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18 000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.
“Ka qenë puna e hetuesve policorë ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27 000 euro).
Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.