Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, qytetari australian është mbajtur në Pekin që nga muaji janar në kushte të ashpra.

Ministrja e Jashtme, Marise Payne, tha që Australia ishte “shumë e shqetësuar dhe e zhgënjyer” kur mësoi lajmin për arrestimin e shkrimtarit.

“Ne kemi shqetësime serioze për mirëqenien e Dr. Yang, dhe për kushtet në të cilat ai po mbahet”, shtoi ajo.

Ai ishte mbajtur pa akuza për më shumë se shtatë muaj, gjatë së cilës Australia i ka kërkuar vazhdimisht Pekinin lirimin e tij.

Të ngjashme