Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për vjedhjen e një shtrati të fjetjes dhe pajisje tjera në një shtëpi në Gjilan.
I dyshuari në muajin gusht kishte hyrë me forcë në shtëpinë e një personi që ka pësuar dëme materiale në vlerë 5 mijë euro.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.