Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste në natën e zgjedhjeve në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, dhe automjetin nga i cili dyshohet se i njëjti gjuajti me armë zjarri, derisa si provë materiale është sekuestruar një armë e llojit Zastava dhe një karikator me pesë fishekë.
Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.