Policia e Kosovës dje raportoi se në fshatin Bellobrad të Dragashit ka ndodhur një grabitje në një pompë derivatesh.
Në raportin e sotëm, policia ka bërë të ditur se tanimë ka arrestuar personin që kreu grabitjen.
“Lidhur me rastin me datën 21.02.2019 është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe nga ai janë konfiskuar disa thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.