Zyrtari i Policisë së Kosovës V.H, është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ai në mëngjesin e sotëm ka goditur për vdekje me armë zjarri një person të moshës madhore me inicialet L.S në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e kanë konfirmuar për Express zyrtarët policor në rajonin e Gjilanit.
Express më parë raportoi se e gjitha ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Nato 99”. Aty i dyshuari, V.H dyshohet se e godit për vdekje viktimën L.S. Motivet e ngjarës ende nuk dihen.