Policia raporton se dje në Istog ka arrestuar një të dyshuar, pasi në lokalin e tij kishte sulmuar dy persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në lokalin e tij i ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptar”.
“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.